Site icon PrishtinaPress

Kuvendi mban një minutë heshtje për tetë të rënët në betejën e Istogut

Deputetët janë mbledhur këtë të enjte për të zhvilluar një seancë plenare.

Në rend të ditës janë shtatë pika dhe më e rëndësishmja është pika e katërt pasi bëhet fjalë për shqyrtimin e dytë të projektligjit për prokurorin e shtetit, transmeton PrishtinaPress.

Deputeti Bekë Berisha ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje për tetë të rënët në betejën e Istogut.

“E kam një kërkesë, dje 24 vjet më parë, 8 djem të ri ranë në betejën në Istog. Atëherë le ta mbajmë një minutë heshtje për ta”./PrishtinaPress/

Exit mobile version