Site icon PrishtinaPress

Policia gjen narkotikë në banesën e një prishtinasi, marihuanë, kokainë dhe ekstazi!

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në vazhdën e trajtimit të një rasti, kanë siguruar nga organet e drejtësisë leje për kontrollin e banesës së një të dyshuari.

Dje, më 12.04.2023, në prezencë të dëshmitarëve, është kontrolluar një banesë në një lagje të Prishtinës dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale:

Hetuesit policorë kanë arrestuar L. M., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. Rasti është në trajtim nga policia. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë./PrishtinaPress/

Exit mobile version