Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjet e propozuara pas rikthimit të deputetëve në sallën e seancës plenare.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, sinjalizoi kalimin menjëherë në votim, ndërsa projektligjet u miratuan përmes votimit të deputetëve.
Ndër projektligjet e miratuara është ai “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”, i cili mori 106 vota pro.
Po ashtu, Kuvendi miratoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, ‘Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike’”.
Menjëherë pas votimit, seanca plenare u mbyll. Edhe rikthimi i deputetëve në sallë u shoqërua me tensione dhe zhurmë nga ana e opozitës.





