Në çdo film të ri për James Bondin spikat prezenca e një bukurosheje, e cila etiketohet si ‘femra e Bondit’, ndërsa kësaj radhe do të duket pakëz më ndryshe.
“No Time To Die” është filmi i 25-të me radhë për agjentin sekret dhe i fundit, në të cilin Daniel Craig do ta luajë rolin e ‘007’. Ai do të japë dorëheqje dhe do të shkojë në pushimin e merituar, ndërsa detyrën e tij do ta marrë Nomi, rolin e të cilës e luan Lashana Lynch.
Ndërsa emri që ka tërhequr vëmendje është Ana de Armas, e cila luan rolin e Palomas, një agjente e CIA-s që i ndihmon Bondit.
Aktorja ka treguar se karakteri i saj për këtë film është shkruan në momentet e fundit, ndërsa për të është kujdesur Phoebe Waller-Bridge.
Por, kush është Ana de Armas dhe çfarë duhet të dimë për të
Ka origjinë kubanezo-spanjolle
Gjyshja dhe gjyshi i saj nga nëna janë spanjollë, ndërsa përmes tyre 32-vjeçarja e ka marrë shtetësinë e Spanjës dhe është zhvendosur në Madrid në moshën 18 vjeçare.
Ka mësuar anglisht për katër muaj
Kur është pyetur se si e ka mësuar aq shpejt gjuhën angleze, Ana ka thënë: “Sepse jeta ime varej nga kjo”.
Në moshën 25 vjeçare, ajo shkoi nga Spanja drejt Hollywoodit dhe ishte e vendosur që të shkonte në audicione, ndërsa kishte momente kur nuk i kuptonte aspak dialogët që i thoshte.
“Herën e parë kur e kam lexuar pjesën time, nuk e kisha idenë se çfarë do të thoshte: ‘I beg your pardon’ (më falni)”, ka rrëfyer ajo me sinqeritet.
Që nga fëmijëria ka dashur të merrej me aktrim
Ana është shfaqur në disa shfaqje të shkollës derisa rritej në Kubë dhe që atëherë dëshironte të bëhej aktore.
“E kam ditur se dua të bëhem aktore, por gjithmonë duhet të ekzistojë dikush që ju ‘zbulon’. Fatmirësisht gjatë vitit të dytë të shkollimit tim, regjisori spanjoll Manuel Gutierrez Aragon më dha një rol dhe ky ishte filmi im i parë”, ka treguar De Armas.
Ka qenë e nominuar për Golden Globe
Për portretizimin e Marta Cabrera në filmin e vitit 2019, “Knives Out”, Ana u nominua për çmimin Golden Globe për aktoren më të mirë.
Është fjala për një mister/komedi të regjisorit Rian Johnson, ku ajo luan rolin e një motre medicinale të përfshirë në një konfuzion të komplikuar lidhur me një vrasje.
Edhe pse nuk e fitoi çmimin, aktorja mori lëvdata të shumta nga kritikët për rolin e saj.
Para se të shkonte në Hollywood, ka aktruar në Spanjë
De Armas u bë e suksesshme në Spanjë, pak kohë pasi u zhvendos në Madrid si 18 vjeçare.
Pasi luajti në filmin “Una rosa de Francia” (2006), ajo siguroi një rol në dramën e të rinjve, “El Internado”, në të cilën luajti gjatë viteve 2007-2010.
“Blade Runner 2049” ishte filmi që e bëri të famshme
Vazhdimi i dytë i filmit fantastiko-shkencor që u titullua “Blade Runner 2049” (2017) bëri që karriera e Anas të shënonte ngritje.
Ajo luajti rolin e një vajze holografike me inteligjencë artificiale që dilte me karakterin e luajtur nga Ryan Gosling.
Do ta luajë rolin e Marilyn Monroe
Pas rolit në “No Time To Die”, projekti tjetër i madh për do të jetë portretizimi i divës hollivudiane, Marilyn Monroe.
Regjisori Andrew Dominik tashmë e ka zgjedhur Anan për rolin në filmin që do të flasë për aktoren e ndjerë, ndërsa pritet të titullohet “Blonde”.
Një herë ka qenë e martuar
Bukuroshja ishte martuar me aktorin spanjoll, Marc Clotet, në vitin 2011, ndërsa u ndanë dy vite më pas.
Aktorja heziton të flasë për jetën private, ndërsa në një prononcim të mëhershëm ka thënë se ka pasur miq në Los Angeles, por ka qenë shoqëri e gabuar.
Ndër të ish-të dashurit e saj përmenden: regjisori dhe skenaristi spanjoll, David Victori; agjenti i Franklin Latt, me të cilin ka qenë e fejuar, si edhe piktori kubanez Alejandro Pineiro Bello.
Lidhja me Ben Affleck
32-vjeçarja gjatë vitit 2020 nisi romancën me yllin e famshëm hollivudian, Ben Affleck, me të cilin kanë diferencë prej 15 vitesh.
Dashuria e tyre filloi pas bashkëpunimit në filmin “Deep Water” që është një triller erotik i realizuar nga Adrian Lyne.
Ka luajtur në dy filma me Keanu Reeves
Trilleri erotik i vitit 2015, me regji të Eli Roth, është filmi në të cilin Ana është paraqitur krahas aktorit të famshëm, Keanu Reeves dhe koleges Lorenza Izzo.
“Exposed” është filmi tjetër i zhanrit triller, ku De Armas luajti bashkë me Reeves, ndërsa pjesë e këtij filmi ishin edhe Christopher McDonald, Big Daddy Kane e Mira Sorvino.