Kusari-Lila takon Sokol Halitin, diskutojnë funksionalizimin e Parkut Industrial në Viti

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me të cilin ka diskutuar për gjendjen aktuale të Parkut Industrial në këtë komunë dhe hapat për funksionalizimin e tij të plotë.

Përmes një postimi, Kusari-Lila ka bërë të ditur se Parku Industrial në Viti shtrihet në një sipërfaqe prej 15.5 hektarësh dhe është mbështetur nga Qeveria e Kosovës me 1.7 milionë euro investime në infrastrukturë.

Sipas saj, ky investim synon të krijojë kushte për zhvillimin e bizneseve, tërheqjen e investimeve të reja dhe hapjen e vendeve të punës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img