Site icon PrishtinaPress

Kurti pas pak flet në panelin e liderëve në Bled

Kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron në Bled të Sllovenisë për Forumin Strategjik të Bledit, do të marrë pjesë në një panel diskutimi sot nga ora 14:30, njofto Zyra e Kryeministrit.

Në panel, sipas ZKM-së, do të jenë edhe liderët e tjerë të rajonit, përfshirë kryeministrin nikoqir, Robert Golob.

Aty pritet të jenë edhe  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Sipas njoftimit, aty nuk merr pjesë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila dje ishte e pranishme në darkën e punës të organizuar në Bled.

Exit mobile version