Ballkani do të zhvillojë këtë javë ndeshjen e kthimit ndaj BATE Borisov, në kuadër të fazës së “Play-Offit” në Ligën e Konferencës.
Kampionët e Kosovës janë shumë afër për ta përsëritur suksesin e vitit të kaluar, për të siguruar pjesëmarrjen në grupet e kësaj gare.
Ballkani e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 4:1.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të enjten (31 gusht), në Mezokovesd të Hungarisë.
UEFA ka zbuluar se gjyqtarë nga Estonia do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje
Juri Frischer do të jetë gjyqtari kryesor, kurse Veiko Motsnik dhe Sander Saga do të jenë ndihmësit e tij.
Kristo Kulljastinen është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.