Kurti: Nëse nuk zgjidhet presidenti, shkojmë në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja, por ka vlerësuar se një skenar i tillë është i panevojshëm.

Kurti ka thënë se Kuvendi aktual e ka mandatin dhe përgjegjësinë për ta zgjedhur presidentin apo presidenten e re, duke theksuar se në Kosovë nuk zhvillohen zgjedhje të drejtpërdrejta për president.

“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi Kuvend dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president ose presidente”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka ngritur edhe pyetjen se pse vendi duhet të shkojë sërish në zgjedhje për ta konstituuar një Kuvend që më pas nuk do të mund ta zgjedhë presidentin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img