Site icon PrishtinaPress

Kurti largon nga pozita në aviacion ish-asistentin e Ramush Haradinajt

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka larguar nga pozita e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror, ish-asistentin e Ramush Haradinajt, Shpëtim Selmanaj.

Këtë e bëri duke e shfuqizuar vendimin e qershorit të 2018-ës, shkruan Insajderi.

Përveç shfuqizimit të këtij vendimi, Kurti ka shfuqizuar edhe vendimin për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri.

“Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme. Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, kryeministri ka shkruar se nga 14 vendimet e marra në mbledhjen e djeshme, 4 ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, tek ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Exit mobile version