Site icon PrishtinaPress

Kurti: E kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin në ecjen e Kosovës si shtet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani.

Në shenjë nderimi për dëshmorët e Komunës së Prishtinës, Kurti tha se tha se e kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjen përpara të Kosovës si shtet edhe shqiptarëve si komb.

“Te flamuri kombëtar shqiptar që qëndron para varrezave të dëshmorëve të kombit në Prishtinë sot vendosëm lule të freskëta. Në ditën e dëshmorëve veçanërisht ne i kujtojmë e i përkujtojmë këta njerëz të vendit tonë të kryeqytetit që dhanë jetën e tyre për lirinë popullit për çlirimin e vendit. E kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjes përpara të Kosovës si shtet dhe të shqiptarëve si komb. Si qeveri e republikës së Kosovës asnjëherë nuk do ta harrojmë se nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë pikërisht duke ju falënderuar gjakut të derdhur për liri i cili nuk shlyhet kurrë”, deklaroi kryeministri.

Exit mobile version