Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe koordinatorja e komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, kanë ndezur qirinj para memorialit të Astrit Deharit në Prishtinë.
Ndezja e qirinjve është bërë në kuadër të aktiviteteve përkujtimore për 10-vjetorin e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Astriti u mbyt”, Kurti vazhdon të ankohet se s’ka drejtësi për Deharin, pas gati gjashtë vjetësh në pushtet
Astrit Dehari kishte vdekur më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.





