Kur intelektualët heshtin, politika vallëzon!!

Gati 19 vite pas luftës, shoqëria kosovare vazhdon të mbetet në vendnumërim!. Elita politike në përgjithësi ka krijuar varësi edhe të “Elitës Intelektuale”. Madje jam në dyshim se ekziston një elitë e mirëfilltë intelektuale, përjashtuar individë të paktë të cilët kanë qenë konsistentë në kritikat ndaj pushteteve!. Qofsha i gabuar me këtë mendim të vogëlsisë sime.

Ndër shekuj intelektualët në mbarë Evropën, por edhe në kontinentet tjera, kanë ardhur duke e shtuar ndikimin saqë kanë pasur rol vendimtar në formimin e modernitetit botëror. Këta intelektualë kanë dominuar mbi elitën politike dhe ua kanë imponuar politikanëve vendimmarrës parimet e një shoqërie të shëndoshë, si rezultat i këtyre parimeve kemi shtetet e sotme demokratike dhe të zhvilluara.

Në Kosovë edhe 18 vite e ca pas luftës elita politike vazhdon të dominojë mbi intelektualët e të gjitha profileve. Intelektualët e vërtetë janë “martirë” që duhet sakrifikuar për interesat e njerëzimit, ku përmes mësimeve të ndikojnë për përmirësimin e jetës shoqërore. Fatkeqësisht “intelektualët” tanë vazhdojnë që për interesa meskine të sakrifikojnë edhe dinjitetin e tyre përballë antivlerave politike!.

Sot, në shoqërinë tonë çmohet dhe “vlerësohet” antivlera e nënçmohet e “zhvlersohet” vlera!.

Pa ngritjen e zërit të intelektualëve dhe kritikat e tyre të mirëfillta shoqëria jonë do të vazhdojë të mbetet në rrethrrotullim tranzicional dhe krejtësisht e pashpresë!.

Intelektualët duhet të jenë zë i politikës dhe të imponojnë parime të shëndosha në secilën pore politike dhe jo e kundërta, që politika të absorbojë intelektualët dhe t’i dominojë për interesa krejtësisht personale e grupore.

Kur ju intelektualë heshtni, politika do shtojë ritmin e vallëzimit e shoqëria do ndjejë lodhjen e vendnumërimit!.

Heshtja ndaj të keqes është miratim!.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img