Site icon PrishtinaPress

Kur e pyesin për Molliqajn, Kurti nuk ia përmend as emrin

Kryetari i ri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që mbajti konferencën e parë me gazetarë foli për ndodhitë e fundit në parti, duke mohuar tërë kohën se ka ndarje.

Kurti tha se nuk ka ndarje, por ka dorëheqje.

“Nuk ka ndarje në Vetëvendosje, funksionojnë të gjitha organet, ka pasur disa dorëheqje, jo nga anëtarësia”.

E kur u pyet për ish-sekretarin e partisë, Dardan Molliqajn, Kurti e shpërfilli fort, saqë u përgjigj shumë shkurt, shkruan lajmi.net.

“Ne jemi të dytë deputet në Kuvendin e Kosovës”, tha Kurti, pa ia përmendur fare emrin.

Kurti insistoi se nuk do të hakmerret ndaj askujt.

Exit mobile version