Komisionari për Zgjerim Johannes Hahn në një intervistë për N1 se ai pret që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme ligjërisht të detyrueshme vitin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.
“Ne jemi përmbajtur qëllimisht nga propozimi i një date, që kërkohej nga Serbia por edhe nga Kosova. Bisedimet nuk janë të lehta, palët e përfshira duhet t’i jepet hapësirë për të gjetur një zgjidhje praktike ligjërisht të detyrueshme. I gjithë procesi është më i rëndësishëm se sa shpejtësia” tha Hahn.
Ai shtoi se vazhdimi i dialogut nuk është vetëm në interes të Serbisë, por edhe në Kosovë.
“Ne kemi dëgjuar në Kosovë zëra kundërshtues për dialogun ose pse të flasim ajo i shërben vetëm interesave të Serbisë në Evropë, jo kjo është gabim sepse kjo strategji është edhe në interes të Kosovës për të ardhur në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha Hahn.
Përveç kësaj ai gjithashtu deklaroi se vendi që dëshiron të bashkohet me Bashkimin Evropian duhet të veprojë në përputhje me politikën e saj të jashtme.