Site icon PrishtinaPress

Kuçi: Nuk u frikësohemi kërcënimeve për rrëzimin e Qeverisë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka bërë me dije se koalicioni qeverisës është duke funksionuar siç duhet dhe partnerët e tij kanë raporte të mira.

Ai ka thënë se nuk u frikësohen kërcënimeve të presidentit Thaçi për rrëzimin e Qeverisë dhe për zgjedhje të reja.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Kuçi ka thënë se deklaratat e tilla më tepër kanë për qëllim faktorizimin e Thaçit në këto procese.

Sipas tij, presidenti Thaçi nuk duhet të bëhet xheloz me sukseset e Qeverisë Haradinaj meqë ato janë edhe suksese të Kosovës.

Pavarësisht prej kundërshtimeve, Kuçi ka treguar se Qeveria e mbështet vazhdimin e procesit të dialogut por, sipas tij, Kuvendi duhet të ketë rol kyç nëpërmjet mekanizmave monitorues.

Exit mobile version