Site icon PrishtinaPress

Kryeministri i Serbisë thirrje serbëve “të mos e pranojnë narrativën e Prishtinës për Banjskën”

Sulmi paraushtarak dhe terroristë në Banjskë në vitin e kaluar i udhëhequr nga Millan Radojçiq që për synim kishte shkëputjen (aneksimin) e veriut të Kosovës, u mohua si i tillë nga Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili u bëri thirrje serbëve “të mos e prnaojnë narrativën e Prishtinës”.

Nuk duhet të kishte ndodhur”, tha Vuçeviq, teksa vazhdoi të propagandojë se ngjarja e saj ishte “reaksion ndaj asaj çfarë po vuanin serbët në Kosovë me vite”.

Nuk duhet ta pranojmë narrativën për Banjskën si diçka që e definion vetëm Prishtina”, tha vuçeviq në Tv Prva.

Sikur duhet të na vjen turp që tre serbë u vranë. Apo ndoshta duhet të kërkojmë falje për Banjskën, dhe ata vranë tre serbë. Dhe para kësaj, serbët u rrahën, arrestuan e u plagosën, vëllezërit Stojanoviq në Shtërpc nga një ushtar i FSK-së…”, tha Vuçeviq.

Exit mobile version