Site icon PrishtinaPress

“Oh zot i madh, prej Rusisë p’e fshehni pasulin a?”: Kica-Xhelili i reagon Svçelës për arsyetimin e tenderave njëburimor

Arsyetimit të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për tenderët njëburimor se po bëhen për shkaqe sigurie – i.e që të mos i dijnë Rusia dhe Serbia – i ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.

O Zot i madh!!! Ministri Sveçla, paska thënë në emision te Jeta Xharra, se nuk mund t’i bëj publik tenderat shkaku i Rusisë e Serbisë. PASULIN & GULLASHIN po e fshehni prej Rusisë a?”, shkroi Kica-Xhelili.

Po ti o zotëri a e din që PASI që t’ia jepni tenderat dostave të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni! Kontratën e IT-së që ke vendosur t’ia japësh për 15 milionë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, s’e ke fshehur nga Serbia, por nga dhjetëra kompani të IT në Kosovë. E ke FSHEHUR, sepse ke ZGJEDHUR ta rrisësh çmimin nga 9 në 15 milionë, duke i zhvatur 6 milionë. E ky është vetëm NJË nga 270 milionët e juaj ndër tavolinë. Të KORRUPTUAR jeni e të tillë do t’iu mbajmë mend, sepse nuk ju ka mbetur gjatë”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Exit mobile version