Dy ditë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri është bekuar me një djalë, duke hyrë në një kapitull të ri të jetës atë të nënës.
Ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, e kanë pagëzuar djalin me një emër të pazakontë: Daskan – që menjëherë ka ngjallur interes të madh në rrjete sociale.
Sot, Kreshniku ka vendosur të ndajë me ndjekësit kuptimin e këtij emri të veçantë, duke i dhënë edhe më shumë peshë simbolike.
“Daskan – emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor,” ka shkruar ai në një postim emocional.
Për çiftin, ky emër nuk është zgjedhur rastësisht. Ai përfaqëson krenarinë kombëtare, lidhjen me rrënjët ilire dhe identitetin shqiptar.