Site icon PrishtinaPress

Krasniqi: Ushtria e Kosovës ka përvetësuar standardet e NATO-s

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), ka shkruar për katër vjetorin e votimit të projekligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri.

“Prej sot gatitu, është fraza kumbuese që jehoi katër vite më parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për të shënuar themelimin e Ushtrisë së Kosovës, si një nga proceset më të rëndësishme të determinimit të shtetësisë dhe sovranitetit të vendit tonë“, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

”Krenar që më 14 dhjetor të vitit 2018, si deputetë të Kuvendit të Kosovës, votuam masivisht tri ligjet përkatëse duke i dhënë FSK-së mandatin dhe kompetencat që ajo dhe tërë Kosova i meritojnë“.

Po ashtu, Krasniqi ka thënë se Ushtria ka përvetësuar standardet e NATO’s.

”Ushtria e Kosovës, e cila ka përvetësuar standardet e NATO-s, si dhe zotëron e dëshmon nivel të lartë të përgatitjes profesionale, sot është e gatshme për çdo mision ushtarak, duke e bërë krenar secilin prej nesh“, ka thënë Krasniqi. ”Ushtarëve posaçërisht, por të gjithë Kosovës në përgjithësi, urime Dita e themelimit të Ushtrisë“./Prishtinapress/

Exit mobile version