Site icon PrishtinaPress

Arditit kërkon ndihmë, edhe tetë mijë euro për të shpëtuar

Vetëm edhe tetë mijë euro është shuma që siguron shërimin e Ardit Gashit, djaloshi nga fshati Mramor i komunës së Prishtinës.

Ai është diagnostifikuar me sëmundjen Tumor me Qeliza Gjigante të kockave.

Operacioni bëhet vetëm në spital privat dhe shuma e kërkuar në “Ortomedica Hospital” në Prizren, është e pamundur të sigurohet vetëm nga familjarët dhe të afërmit e Arditit.

Kështu që me një zbritje të çmimit nga 25 mijë në 20 mijë, ai po dërgohet në Turqi për tu shëruar.

Deri tani janë arritur të mblidhen 12 mijë euro dhe ju nevojitën vetëm edhe 8 mijë.

Familja është duke shpresuar nga njerëzit vullnetmirë, që të mblidhen edhe këto mjete në mënyrë që Arditi të vazhdojë të jetojë./Prishtinapress/

Më poshtë të dhënat:

 

Exit mobile version