Kraki pasi VV s’i ka numrat: Opozita është dashtë me festu, me çel një shishe shampanjë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista Guxo, Nezir Kraki ka thënë se opozita e deritanishme është dashur të festojë pasi kjo parti nuk i ka numrat për ta votuar kryeparlamentarin.

Kraki në “Dpt te Fidani”, ka thënë se “është dashur të çelin shampanjë”.

Kjo sipas tij, pasi do të fillonte afati 15 ditor.

“Votimi për presidentin është formalitet, nuk ka realizim as të opozitës, as nuk ka ekzistencë nëse s’ka Kuvend. Asnjë parti s’mundet me i realize synimet nëse s’ka Kuvend. Ne kemi rastin, tash rasti është shumë konkret, nëse nuk janë numrat dhe jemi ngusht me numra ne, pse mos ta lejojmë makinerinë me ecë, këta është dashtë me festu, me votu me gzim, me çelë një shishe shampanjë, me votu vrapë, me thënë hajde tash t’ia nisë afati 15 ditore se këta nuk i paskan numrat” – u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img