Site icon PrishtinaPress

KQZ njofton qytetarët se mund të ndërrojnë qendrën e votimit deri më 7 shtator

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përmes një njoftimi për media ua ka shpjeguar qytetarëve se si mund ta ndërrojnë qendrën e votimit.

KQZ thotë se qytetarët mund ta mësojnë për ta ndërruar qendrën e votimit përmes aplikacionit: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

“Pasi të aplikoni për ndërrimin e Qendrës së Votimit, kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së. Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e bërë nga KQZ.

KQZ bën të ditur se ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës tuaj mund ta bëni deri më 7 shtator 2021.

Exit mobile version