Kosova do ta zhvillojë sot (e hënë) ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2020.
Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Bullgarinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Ndeshja që starton në ora 20:45, do të jetë njëherësh edhe përballja e parë historike për rrugëtimin në Kampionatin Evropian, raporton prishtinapress.eu
Bastoret botërore kanë dhënë kuotat e tyre, ku Kosova është favorit në letër.
Sipas bastores më të madhe në botë, ‘bet365’, Përfaqësuesja jonë kotohet në shumën 2.45.
Nga ana tjetër, Bullgaria ka kuotën 3.40, ndërsa barazimi është vlerësuar në 3.10.
Më poshtë mund t’i shikoni edhe kuotat e bastoreve të tjera që kanë parashikuar ndeshjen, Kosovë – Bullgari.