Site icon PrishtinaPress

Kosova U21 dorëzohet në fund përballë Austrisë U21, pëson humbjen e pestë me radhë

Kosova U21 ka pësuar humbje në përballje me Austrinë U21 në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0.

Ndeshja ishte e fortë dhe me duele të shumta më austriakët që kishin raste më shumë për gol.

Edhe pse të dy skuadrat tentuan në pjesën e parë nuk kishte gola.

Pjesa e dytë e soli edhe golin e vetëm në ndeshje.

Marco Grull shënoi me një goditje brenda zonës në minutën e 87-të.

Kjo ishte humbja e pestë në pesë ndeshjet e fundit për Kosovën U21 që drejtohet nga Rafet Prekazi.

Deri më tani Kosova ka tubuar 6 pikë nga 7 ndeshje dhe mban vendin e parafundit.

Exit mobile version