Site icon PrishtinaPress

Kosova pozicionohen në vendin e katërt në turneun e Kroacisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall e ka mbyllur në vend të katërt turneun që u organizua në Poreç të Kroacisë.

Kosova u mposht në ndeshjen e parë nga Sllovenia, ndërsa duelin e dytë me Malin e Zi, e mbylli 4:4 kohën e rregullt, por u mposht në penallti.

Yll Mazrekaj dhe Fejza Kastrati shënuan nga dy gola secili.

Përveç Kosovës, pjesëmarrëse në këtë turne ishin edhe Sllovenia, Turqia dhe Mali i Zi./PrishtinaPress/

Exit mobile version