Kosova po e formon ushtrinë, Vulin sot thërret KFOR-in

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin do të kërkojë shpjegime nga KFOR-i pas miratimit të projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka paralajmëruar se sot do të bisedojë me përfaqësues të misionit të KFOR-it pasi Parlamenti i Kosovës dje i ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Vulin në një prononcim për “RTS” ka thënë se mbrëmë janë shkëmbyer informacione dhe pret një vendim final nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Jam i sigurt se presidenti do ta marrë vendimin më të mirë të mundshëm”, deklaroi Vulin i pyetur nëse Vuçiq do t’i pranojë këshillat për shpalljen e okupimit, transmeton lajmi.net.

Duke u përgjigjur në pyetjen se kush tash mund ta ndal formimin e ushtrisë së Kosovës, Vulin ka thënë se kjo është një pyetje për bashkësinë ndërkombëtare e cila ka marrë mbi vete përgjegjësinë për çdo gjendje në Kosovë, e sidomos për respektimin e paqes dhe sigurisë.

“Tani është koha ta shohim nëse bashkësia ndërkombëtare është në gjendje ta konfirmojë mandatin dhe vendimet e saj”, u shpreh Vulin, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, tani duhet të shihet se sa e madhe është “rëndësia e paktit të NATO-s”.

Vulin ka theksuar se Serbia ka nënshkruar marrëveshje në Bruksel, me të cilën është e garantuar se në Kosovë nuk do të ketë forca të tjera të armatosura.

“Prishtina në këtë formë fuqishëm ka destabilizuar situatën në Kosovë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img