Site icon PrishtinaPress

Kosova e gatshme të luajë në Serbi

Federata e Hendbollit e Kosovës është e para prej federatave të sporteve kolektive që është pranuar në asociacionet ndërkombëtare, përkatësisht në Federatën Evropiane të Hendbollit.

Klubet e hendbollit ishin të parat që luajtën në skenën evropiane, ndërsa në hendboll është luajtur edhe ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e vetmja deri më tash në nivel përfaqësuesesh, shkruan sot Koha Ditore.

Hendbolli pritet të bëhet sporti i parë në të cilin Kosova luan ndaj Serbisë në territorin e Serbisë. Hendbollistet e përfaqësueses U-20 të Kosovës dhe U-20 të Serbisë duhet të përballen më 23 mars në territorin e Serbisë, në kuadër të grupit të pestë të eliminatoreve evropiane për botërorin e këtij viti.

Shorti i tërhequr më 21 nëntor të vitit të kaluar ka vendosur Kosovën e Serbinë në të njëjtin grup, së bashku me Norvegjinë e Sllovakinë.

Exit mobile version