Site icon PrishtinaPress

Boksieri nga Kosova e anulon meçin, pasi pësoi aksident me veturë

Boksieri kosovar, Gëzim Tahiri, është dashur të përballej me Kai Robin Havanaa nesër mbrëma në Norvegji, por e ka anuluar këtë meç pas një aksidenti me makinë ditë më parë.

Havanna tani do të luftojë ndaj një kundërshtari të ri, Daniel Vencl, i cili zë vendin e kosovarit të aksidentuar në ringun e së shtunës mbrëma në Norvegji, raporton Sport1, përcjell Express.

“Jemi njoftuar nga agjenti i Tahirit se ai është përfshirë në një aksident me makinë dhe nuk do të udhëtoj për në Arendal”, ka thënë promotori i këtij meçi, Nisse Sauerland.

Exit mobile version