Site icon PrishtinaPress

Kopilët e Erdoganit, thikë pas shpine mikpritjes shqiptare!

Me sa mburrje kujtojmë faktin që gjyshërit dhe baballarët tanë nuk dorëzuan asnjë pjesëtarë të hebrenjve që përndiqeshin nga Hitleri. E megjithatë kishte edhe në mesin e shqiptarëve kopilë të tillë që Hitlerin e thërrisnin “Baba Hetë”!

Fatkeqësisht, kopilët e Erdoganit ia ngulën thikën pas shpine mikpritjes shqiptare në Kosovë.

Dorëzimi i gjashtë shtetasve turq në duart e regjimit terrorist të diktatorit të Turqisë është akti më i turpshëm që ndonjëherë kanë disa shqiptarë në emër të institucioneve të Kosovës.

Sot i turpëruar ndiej dhembje për ata që në këto momente janë duke u torturuar në burgjet e Turqisë për shkak se në institucionet tona kemi njerëz të shitur që shkelën të drejtën ndërkombëtare të mosektradimit të personave në shtetet ku rrezikohet integriteti i tyre fizik dhe psikik.

Exit mobile version