Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka kërkuar përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin VIII.
Konjufca këtë kërkesë e ka bërë gjatë pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare për Korridorin VIII, të mbajtur në Sofje.
Ai ka theksuar se lidhja rajonale nuk përbën vetëm një domosdoshmëri ekonomike, por edhe një shtyllë strategjike për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Bashkimit Evropian.
“Investimet tona në Linjën Hekurudhore 10 dhe hekurudha e planifikuar Prishtinë–Durrës do të forcojnë lidhjet rajonale, do të diversifikojnë rrugët e transportit dhe do të fuqizojnë arkitekturën e sigurisë euroatlantike në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Konjufca.





