Site icon PrishtinaPress

Komisioni Shtetëror: Kufiri me Malin e Zi pandryshueshëm dhe pa gabime

Pas debatit të 3 gushtit, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka dalë me një kumtesë lidhur me Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe malit të Zi.
Në kumtesën e lëshuar për media komisionin thotë se kufiri Republikës së Kosovës me Malin e Zi ka mbetur i pandryshueshëm dhe pa gabime edhe sipas marrëveshjeve ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.
Komunikata e plotë e Komisionit:

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror gjatë periudhës tre vjeçare 2012-2015, ka bere punën Ligjor duke përfshirë detyrat dhe obligimet e mbështetura në dispozita ndërkombëtare dhe vendore do të thotë në Kushtetutë dhe ligje. Ka bere punën teknik duke analizuar dokumentacionin zyrtar relevant për zbatimin e metodave teknike e profesionale sipas ligjeve.
Në takimin e 03 gusht 2016, përveç tjerash argumentet e Komisionit dhe pyetja e Kryeparlamentarit për përfaqësuesin e të drejtës ndërkombëtare nga grupi kundërshtues, përfundimisht u pranua se:
”Dokumenti i Marrëveshjes se 10 Qershorit 1999 dhe pakoja e Ahtisaarit janë marrëveshje Ushtarake dhe Politike Ndërkombëtare, obligative për Republikën e Kosovës”.
Kjo nënkupton qarte se vija kufitare R e Kosovës-Mal i Zi është në rregull.
Askush nuk e demantoj por nëpërmjet edhe të punimeve e pohuan se:
“Republika e Kosovës ka territor 10.906 km katror. Komuna e Pejës i kishte dhe i ka 603 kilometra katrore d.m.th. territor të pandryshuar”
Edhe kjo qartësoj se vija kufitare ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është në rregull.
Sqarim: Këto marrëveshje ndërkombëtare se bashku me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Kushtetutën e Krahinës se Kosovës 1974, si dhe më Aneksin 8, Sektori i Sigurisë neni 3.2 të Pakos se Ahtisaarit janë në përputhshmëri të plotë dhe të pandryshuar me vijën kufitare ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Komisioni këto marrëveshje i ka zbatuar me përpikëri.
Bashkëngjitur janë dy harta njëra nga marrëveshja e 10 Qershorit 1999 dhe e harta e tjetër e Komunës se Pejës e vitit 2015 por edhe deri me sot pa asnjë ndryshim as në territor e as në përkufizim. Komisioni e potencon prapë se harta e Komunës së Pejës me zonat kadastrale e vitit 2015 është e zbatuar nga të gjitha institucionet qe nga viti 1974 -2016.
Këtë përputhshmëri e kanë vërtetuar edhe ekspertizat profesionale ndërkombëtare si ajo e Komisionit Ad-Hoc ndërkombëtar, në mars 2016.
Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar vijën kufitare e as territorin e Kosovës as për një metër të vetme, por ka vërtetuar dhe shënjuar vijën administrative të vitit 1988 ndërmjet ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe ish Republikës Socialiste të Malit të Zi. /Telegrafi/PrishtinapRESS.EU

1. Harta e NATO-KFOR nga Marrëveshja e 10 Qershorit 1999, për kufirin e Komunës së Pejës dhe me Zonën e Sigurisë Tokësore 5 km në brendi të Malit të Zi nga kufiri i Kosovës.

2. Harta e Komunës së Pejës me të njëjtën vijë kufitare nga viti 1974, 1988, 1999 e deri më sot

Exit mobile version