Site icon PrishtinaPress

Komisioni Evropian i kërkon Serbisë shpjegim për qendrën humanitare ruse në Nish

Serbia duhet të informojë BE-në për aktivitetet e qendrës humanitare serbo-ruse në Nish dhe integrimin e saj në sistemin e menaxhimit të emergjencave, sipas pjesës së raportit vjetor të progresit të Komisionit Evropian në kapitullin 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Gjithashtu, Serbia duhet të sigurojë që qendra humanitare në Nish të mos dyfishojë rolin e Qendrës Koordinuese për Emergjencat e Komisionit Evropian, shkruan në pjesën e raportit që i referohet mbrojtjes civile

Në faqen e internetit të Qendrës Humanitare Serbo-Ruse thuhet se ajo është formuar në vitin 2012 në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet qeverive të Serbisë dhe Rusisë me qëllim të ofrimit të një sërë detyrash humanitare në territorin e Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit.

Në pjesën e raportit të Komisionit për kapitullin 27 për çështjet e mbrojtjes civile, thuhet se Serbia merr pjesë aktive në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, se ka dërguar ekipe shpëtimi në Turqi pas tërmetit të shkurtit dhe ka marrë pjesë në punën e ekipeve operative për dërgojnë ndihma humanitare në Turqi dhe Siri.

Në mars, Serbia dërgoi gjithashtu ndihmë në Ukrainë përmes Mekanizmit për të riparuar dëmet energjetike të shkaktuara nga sulmet ruse në infrastrukturën civile.

Komisioni vlerësoi se Serbia ka një bazë të mirë ligjore dhe politikë për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë bazuar në Ligjin për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe menaxhimin e emergjencave.

Ndryshimet e këtij ligji janë planifikuar për vitin 2023 me qëllim eliminimin e mangësive të vogla dhe futjen e instrumenteve të reja për fuqizimin e të përfshirëve në nivel lokal.

Gjithashtu u vlerësua se gjatë vitit të kaluar Serbia ka përmirësuar gatishmërinë dhe kapacitetet e saj për reagim dhe se ka nisur një regjistër online të rreziqeve nga fatkeqësitë, në përputhje me rregulloren përkatëse të BE-së, e cila ofron të dhëna në kohë reale.

Komisioni deklaroi gjithashtu se Serbia nuk është lidhur me Qendrën e Përbashkët të Komunikimeve dhe Informacionit të Emergjencave të BE-së (CESIC), por ka shprehur interes për t’u bashkuar me versionin “vetëm për lexim” në dispozicion të vendeve pjesëmarrëse në Mekanizëm.

Exit mobile version