Janë dëmtuar pllakat e disa varrezave në Istog
Policia ka njoftuar se është duke u hetuar rastin, për të cilin është informuar edhe prokurori.
“Istog 08.11.2023-14:00. Me 09.11.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur se janë dëmtuar pllaka të varrezave. Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, për të cilin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/