Site icon PrishtinaPress

Kjo pemë pikon gjak nëse pritet (Foto)

Natyra mund të jetë e bukur por edhe e çuditshme – veçanërisht në Afrikë.

Atje ekziston një lloj peme, e cila nëse pritet pikon gjak. Pema e ka emrin ‘kiaat’ dhe në pamje duket si një pemë normale.

Në fakt, emri ‘kiaat’ është sinonim i emrit ‘druri i gjakut’, transmeton Gazeta Express.

Teknikisht, gjaku i kësaj peme nuk është gjak, por është një lloj lëngu i cili shfaqet çdo herë që pema lëndohet – për ta shëruar atë.

Madje, mund të duket e çuditshme, por ky lloj lëngu është edhe shërues. Vendorët atje e përdorin atë për të lehtësuar problemet e stomakut, dhimbjet e kokës, të veshit dhe madje urinën në gjak.

Për fat të keq, ky lloj druri është në zhdukje e sipër, për shkak të prerjes së shpejtë që është duke iu bërë – dhe për faktin se për t’u rritur merr shumë kohë. /Gazeta Express

                                

Exit mobile version