Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë në një intervistë për Syri.net se shqiptarët nuk duhet të shqetësohen me presidentin e SHBA’ve Donald Trump
Ai ka thënë se administratën e Trump ka shumë njerëz që janë miq të shkëlqyer të shqiptarëve.
“Unë besoj që nuk do të preken këto vlera, por besoj që ato do të lartësohen”, ka thënë Berisha.
Megjithatë, Berisha ka thënë se ende nuk ka arritur të flet me presidentin amerikan.
Duke folur për Kosovën Berisha ka thënë se Trump është i vetmi person në SHBA që e kishte përkrahur intervenimin e forcave të armatosura në Kosovë.
Kjo është mbështetja më e madhe që ai e kishte dhënë për kosovarët dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë.
Por, Berisha thotë se Trump megjithatë do të këtë ndryshe qëndrime ndaj Bashkimit Europian.