Site icon PrishtinaPress

Kishte fshehur drogë poshtë marshit të makinës, arrestohet shqiptari në Itali

Një 28-vjeçar shqiptar mësohet se është arrestusar nga policia italiane në zonën e Riminit, pasi akuzohet për trafik droge.

Shqiptari po lëvizte me makinë dhe papritur rriti shpejtësinë kur vuri re një patrullë policie. Ky reagim ka bërë që policët ta ndalojnë dhe ta kontrollojnë. Gjatë kontrollit në makinën e 28 vjeçarit, policia gjeti poshtë levës së marshit një pako.

Në këtë moment policët i kërkuan të shqiptarit që t’i tregonte përmbajtjen e pakos. Brenda gjetën 8 pako më të vogla me kokainë. Nisur nga rrethanat, operatorët kanë kontrolluar subjektin dhe makinën, duke i gjetur në posedim një shumë prej 480 € në prerje të ndryshme.

Më tej, policët arritën në shtëpinë e të 28-vjeçarit, ku gjetën një sasi lënde narkotike të paketuar dhe të destinuar për shitje.

Për shkak të ngjarjeve të ndodhura, shqipatri u arrestua dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë, në pritje të vendimit shumë të Gjykatës së Riminit./PrishtinaPress/

Exit mobile version