Site icon PrishtinaPress

Këto janë vendimet e Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e fundit

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u fol për rastin e Karaçevës.

Ministri i Punëve të Brandshme, Agim Vleiu tregoi se policia arriti pas një nrpcesi të gjatë hetimor arriti të gjejë prova të mjaftueshme për këtë rast.

Ministri tregoi se 37 persona janë arrestuar e 30 janë ndalur dhe janë paraburguar për 30 ditë.

Veliu tregoi se ka pasur edhe sekuestrim të armëve, kompjuterëve por edhe kafshë.

Në Prishtinë u ndaluan 3 të dyshuar tha Veli ku u gjetën mjete bigjozi e një karikator i zbrazët.

Veliu tregoi se edhe në qytetet tjera u kontrolluan 28 lokacione.

Në qeveri u fol për pagën e koordinatorit për dialogun aty u tha se paga e tij është sa e një zv ministri, ky vendim u miratua me katër vota kundër.

U shqyrtua edhe formimi i këshillit ndërministrorë për ujërat me kryeministrin si kryesues i këtij këshilli, ky këshill do jep rekomandime për rregullimin e çështjeve me ujëra, strategji për ujëra, politika financiare për ujërat.

Në qeveri u fol edhe për kompenzimin e delegatëve të kuvendit të Kosovës më 1990.

Mjetet financiare janë përcaktuar me ligj tha ministri Reçica, këtyre delegatëve u propozua tu ndahet kompenzim i një herëshëm në vitin 2020, ky vendim u miratua me unanimitet.

Këto mjete janë në shumë prej 287 mijë euro.

Ministri i Mbrojtjes foli për FSK-në, ai tha se ka progres për bashkëpunim me vendet mike.

Ministri Anton Quni tha se FSK synon aktivitete të përbashkëta jashtë Kosovës, ai tha se dokumenti i cili po propozon ndikon në fushën e bashkëpunimit të FSK-së me vendet e tjera, procedurat e aktiviteteve ushtarake dhe financimin e kësaj.

Quni tha se duke pasur parasysh se aprovimi do i hapte rrugë projektligjit kërkoi aprovimin e qeverisë, ky vendim u mor me dy vota kundër dhe një abstenim.

Zv ministri i Financave tha se ky dokument ka kosto shtesë që nuk janë shqyrtuar më parë, ai tha se aktivitetet duhet të mbulohen nga Ministria eMbrojtjes.

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 70 mijë euro për blerjen e librave në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se kanë komunikuar edhe me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe shuma totale për blerjen e librave për nxënësit e Luginës është 140 mijë euro dhe këtë shumë janë pajtuar ta ndajnë në mënyrë të barabartë.

“Këto mjete planifikohen të ndahen nga rezervat shtetërore për mbulimin e kostos për librat e gjuhës shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës”, tha zëvendësministri Krasniqi.

Ministri i Berndshëm tregoi për pozitën e sekretarit për Këshillin e Sigurisë, Veliu tha se komisioni ka zgjedhur 5 aplikacione për listë të ngushtë, e komisioni në bazë të intervistës ka rekomanduar 3 kandidat, Shpend Terdevaj, Arber Hadri dhe Misin Nesushta.

U propozua nga kryeministri që Shpend Tërdevaj të emërohet në këtë pozitë, ky vendim u mor me unanimitet.

Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen për financimin dhe drejtimin e projektit Heras +/Arsimi i lartë, hulumtim dhe shkencë aplikative në Kosovë ndërmjet ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë austriake për Zhvillim (ADA).

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka thënë projekti do të financohet nga ADA me fonde shtesë prej 2.5 milionë euro dhe 300 mijë euro nga MASh.

“Synon një sektor më konkurse të arsimit të lartë publik që kanë të bëjnë me sigurimin e cilësisë”.

“Kontribuon në një sistem të arsimit të lartë që të jetë më koherente dhe efikas. Projekti financohet nga ADA me fonde prej 2.5 milionë dhe 300 kijë euro nga MASh”.

Qeveria e Kosovës ka miratuar dokumentin për regjistrimin e popullsisë për vitin 2021.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka thënë se ky dokument krijon kosto shtesë buxhetore me mbi 2 milionë.

“Është në pajtim me politikat qeveritare, ku përcaktohen objektiva me regjistrimin e popullsisë”.

“Agjencia e Statistikave ka paraqitur tri opsione. Sekretariati koordinues vlerëson se draft dokumenti është në përputhje me strukturat e paraparë, ku krijon kosto shtesë buxhetore mbi 2 milionë për vitin 2021/2023. Kjo kosto është e kërkuar për stafin që do të punojë”.

Exit mobile version