Site icon PrishtinaPress

Këto janë ngjarjet e ditës sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme në vend.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, së bashku me Këshillin Qendror Grevist, do t’i vizitojnë grevistët në komunën e Ferizaj. (Çerdhja “Ardhmëria Jonë”, ora 09:15)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, ku do të shqyrtohet Projektligji për pagat e sektorit publik. (Kuvendi i Kosovës, salla C 405, ora 10:00)

Shërbyesit civil mbajnë grevë njëorëshe. (Nga ora 10:00) Instituti Demokratik i Kosovës do të publikojë “Indeksin e perceptimit të korrupsionit 2018” i përgatitur nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 11:00)

Lëvizja FOL publikon raportin me gjetjet e monitorimit të procesit të shpronësimit të parcelave përgjatë trasesë së ndërtimit të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  12:00) lë në
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës organizon debatin për temën “Shkrimtari dhe mediet”. (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Mandate. (Kuvendi i Kosovës, salla N 204, ora 13:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin “Pavarësia, efikasiteti, llogaridhënia dhe integriteti i sistemit gjyqësor dhe prokurorial (Raport i monitorimit sistematik të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial në vitin 2018)”. (Zyrat e KDI-së, ora 13:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në akademinë përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e rënë në Bishtazhin dhe Rogovë të Hasit. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 17:00).

Exit mobile version