Luana Vjollca ka publikuar një video, në të cilën shfaqet duke kënduar live.
Luana Vjollca në orët e vona të mbrëmjes së kaluar kishte vendosur të relaksohet me këngë live, shkruan prishtinapress.eu
Teksa gjendej në studio muzikore për të punuar rreth projekteve të reja, ajo mori mikrofonin në duar dhe ia tha këngës.
“Per pike te qejfit”, ka qenë mbishkrimi që ajo ia la videos, në të cilën këndonte “Moj e bukura more”.
Përmes kësaj videoje, Luana ua ka dëshmuar të gjithëve nëse di të këndojë live.