Site icon PrishtinaPress

Këto gjëra vetëm shoferët e BMW’së i kuptojnë

BMW njihet në gjithë botën për prodhimin e makinave të shpejta dhe luksoze. Që nga momenti kur ia hedhni sytë e kuptoni se ajo nuk është një makinë e zakonshme.

Shoferët e BMW’së janë poashtu të dallueshëm nga shoferët e makinave tjera. Të keni një BMW nuk është si makinat tjera pasi që shoqëria pret më shumë nga ju. Këto janë disa gjëra që i dallojnë shoferët e BMW’së nga veturat tjera.

E keni të vështirë të i respektoni rregullat e trafikut

Një nga avanazhet e kësaj makine është se ju mund të testoni limitet e saj në çdo mundësi. Hulumtimet kanë treguar se ngasësit e kësaj marke më së shumti i injorojnë rregullat e trafikut.

Ju jeni një shofer i mirë

Pavarësisht publicitetit negativ, ngasësit e BMW’së e dinë se ku po shkojnë, ata janë shoferë të mirë. Është shumë e rrallë që të gjeni një ngasës të kësaj marke që nuk i vlerëson dinamikat efiçiente të kësaj makine. Pra sa herë që shihni një shoferë të BMW’së që po kalon pranë juve dini që jeni të sigurtë.

Ju e doni makinën e juaj

Nuk ka asnjë dyshim se BMW’ja duket bukur se sa një maiknë mesatare. Kjo ka zgjatur me kohë, dhe nuk është e çuditshme që të shihni ndonjë pronar të BMË’së që krenohet me makinën që ka. Të dielave apo ditëve të pushimit mund të i shihni ata duke u marrur me veturat e tyre. Është e vështirë që të mos mburreni kur keni një këso makine.

Zakonisht ata dinë gjithçka rreth makinave

Ata janë të informuar me gjithçka që ndodh në botën e automobilizmit. Andaj nëse tregoni ndonjë lajm për risi ka mundësi që ata vetëm sa e dinë këtë.

Asnjëherë nuk e hedhni poshtë mundësinë që të e ngisni

BMW ka bërë një emër si ofrues i komforit dhe luksit. Shumica e shoferëve janë mësuar me këtë dhe e kanë problem që të e ngasin ndonjë makinë tjetër. Gjithsesi sa herë që thirni një shoferë të BMË’së për ndonjë xhiro është e vështirë që ata të refuzojnë.

Askush nuk e çmon makinën e juaj më shumë se ju

Shumica e shoferëve nuk arrijnë të vrejnë makinerinë e bukur që ju e ngisni. Eventualisht duhet të pranoni faktin se askush nuk e don makinën e juaj BMW më shumë se ju.

Mirëmbajtja kushton

Shoferi i BMW’së e dinë që kur një makinë kushton shumë atëherë edhe mirëmbajtja do të kushtojë poashtu. Gjithçka prej ndërrimit të vajit deri tek rregullimi i frenave do kushtojë më shumë se çmimi normal. Por gjithsesi ky është çmimi që paguani për ngitjen e një këso bishe.

Gjithmonë duhet të shpjegoni kuptimin e shkronjës M tek seritë

Është një nocion i ditur se seritë M të BMW’së janë makinat më të mira të prodhuara nga kompania e madhe gjermane. Këto janë nga modelet që pëlqehen më së shumti për ngasje të shpejtë dhe të rehatshme. Gjithsesi është e vështirë të i shpjegoni dikujt se pse M5 kushton shumë më shumë se seria 5. Kjo pasi që shumica nuk janë të njohur me atë se çka përfaqëson shkronja M.

Disa njerëz mendojnë që je shofer agresiv

Është një stereotip që kushdo që vozit BMW është një shofer shumë i pakujdesshëm. Nëse ka ndonjë konfrontim mes shoferëve, atëherë shoferi i BMW’së gjithmonë paragjykohet.

Në fund të ditës nuk doni që të bleni ndonjë makinë tjetër

E dini atë ndjesinë kur bleni një biçikletë të re dhe asnjëherë nuk iu mërzitet dhe e merrni me vete gjiithku. Epo kjo është e njejta edhe me BMW’në. Sapo të keni një makinë të tillë do injoroni tipat tjerë. Ato janë makineri fantastike.

Exit mobile version