Site icon PrishtinaPress

13 mijë persona pritet ta falin namazin e teravisë në sheshin e Stambollit

Në sheshin Yenikapı të Stambollit do të mblidhen mbi 300 mijë persona për të falur namazin e teravisë i cili organizohet nga Myftinia e Stambollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në namazin e teravisë synohet pjesëmarrja e 313 mijë personave të cilët simbolizojnë shokët (sahabët) që morën pjesë në Luftën e Bedrit, e cila është lufta e parë mes mushrikëve të Mekës dhe muslimanëve në krye të të cilëve ndodhej pejgamberi.

Në program, namazi i teravisë do të falet me 20 rekate në mënyrën enderun, traditën osmane në kuadrin e 566 vjetorit të çlirimit të Stambollit.

Pas namazit të teravisë që do të drejtohet nga kreu i Çështjeve Fetare Diyanet, Ali Erbaş dhe drejtues të tjerë, do të bëhet duaja e qindra mijëra hatmeve të lexuara në mënyrën mukabele në të gjitha xhamitë e Turqisë gjatë muajit të Ramazanit. Programi është planifikuar që të fillojë në orën 21:00, ndërsa rreshtimi për në namazin e teravisë do të bëhet në orën 22:00.

Zëvendës myftiu i Stambollit, Musa Bilgiç, tha se kryesia e Çështjeve Fetare Diyanet ka bërë hapa të rëndësishëm kryesisht nga pikëpamja e takimit të të rinjve me xhaminë dhe xhematin.

“Do të zhvillohet takimi i duasë së madhe për qindra mijëra hatmet e lexuara gjatë Ramazanit. Ky takim do të jetë për namazin e teravisë që falen në mënyrën me 20 rekate. Natën e 1 qershorit presim popullin tonë të marrë pjesë në programin historik të duasë së madhe”, tha Bilgiç.

Ai thekson se në sheshin Yenikapı kanë organizuar një program të madh për të përkujtuar dëshmorët me rastin e 566 vjetorit të çlirimit të Stambollit.

Exit mobile version