Site icon PrishtinaPress

Këto dy medikamente që po shiten në vendin tonë, dyshohet se janë kancerogjene

Selatin Kaçaniku, nga KONSUMATORI përmes faqes së tij në llogarinë Facebook ka paralajmëruar për rrezikun e dy lloje të medikamenteve që shiten në vendin tonë, ku të njëjtat shërbejnë për trajtimin e shtypjes së lartë të gjakut. Sipas tij këto dy lloj medikamentesh mund të sjellin kancerin e lëkurës.

Ai madje ka thënë se ky apel është publikuar në shtetet e BE-së, përfshirë Kroacinë dhe Serbinë.

Ky është postimi i tij:

2 medikamente për trajtimin e shtypjes së lartë të gjakut dyshohen për shkaktimin e karcinomit planocelular të lëkurës.
Medikamentet e dyshuara, që mund të gjenden edhe në Kosovë (të importuara ose të kontrabanduara ) janë: Enelapril, vivace, termikol, korace, telmipres, skopril, iruzid, nebilet, mikardis, prilazid, losar, erinorm, hemokvin, hemopres, irbenida, prilenap, prilinda, tensek, janida, ampril, kazakombi, enap, lorista, tolukombi, valsakombi, lodoz, kondiovan, monopril, enates, binevol, tritace, diunorm.

Letra si masë e kujdesit është publikuar në shtetet e BE-së si dhe në Kroaci e Serbi.

Exit mobile version