Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Nuk pranoj gjithkush me më shit mend, listat e veteranëve nuk i bëra unë, por i gjeta aty

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se nuk e di numrin e saktë të veteranëve të luftës së fundit në Kosovë.

Ai deklaron se listat i ka gjetur aty kur është bërë kryetar i Qeverisë dhe nuk flet nëse ka keqpërdorime, derisa drejtësia nuk merr ndonjë vendim.

Nuk e thotë as numrin e luftëtarëve që i kishte në rajonin që ka udhëhequr gjatë luftës, por deklaron se nuk duhet gjithsecili të deklarohet për luftën e UÇK-së e të japin konkluzione se sa luftëtarë kanë qenë.

Haradinaj thotë se mund të ketë keqpërdorime, por thotë se këtë e vendos drejtësia.

Rikujton se listën nuk e ka bërë ai, por e ka gjetur aty. Si shef i Qeverisë, deklaron se e ka për obligim të ekzekutojë secilin pension.

Haradinaj deklaron se Prokurori e ka pyetur për hetimin e listave të veteranëve dhe ai i ka dhënë leje. Këmbëngul që vendimin e fundit duhet dhënë drejtësia, e deri atëherë, nuk pranon të deklarohet nëse ka pasur fryrje të listave.

“I kam gjet në tavolinë, ka ardhur një prokuror, ka thënë a po i hetojmë, i kam thënë merri, hetoni. Nëse gjyqi, gjykata e vendit thotë diçka tjetër, unë do ta respektoj, se nuk kam kah të shkoj, por nuk pranoj me ardhur gjithkush me më shit mend, e fryrë e shfryrë, ajo kjo, se doni me mbrojt Kosovën. Prej kujt po do me mbrojt? Prej disave që i marrin 200 euro e që kanë qenë para vdekjes në luftë, nuk jam i asaj kategorie, nuk i shes fals vendit tim, e mbroj Kosovën aty ku duhet, jo me i fyer njerëzit që kanë luftuar për liri. Kush nuk ka mbet në këtë Kosovë pa kallëzuar sa fort po e do Kosovën e sa shumë po e mbron Kosovën, prej atyre që e kanë parë vdekjen me sy, iu kanë vdekur njerëzit e familjes, e kanë pa tmerrin me sy, në fund kanë me i marr 200 euro, e po thonë që është fryrë numri. Pse bre, në qoftë se është fryrë, le ta gjejnë kush është, komisioni le ta gjejë gjykata. Pse secili po çohet, a është fryrë, a nuk është fryrë, nuk është ashtu”, deklaron Haradinaj.

Exit mobile version