Kosovarët duket se janë frikësuar pa arsye se Presidenti i porsazgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është kundër Kosovës. Express sjell një deklaratë të tij dhënë për Larry King në vitin 99, e ku ai kërkon të ndërhyhet me trupa tokësorë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.
Express sjell të plotë këtë deklaratë për Kosovës të Donald Trump, dhënë 17 vjet më parë.
“Do të veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tringëlloj çuditshëm te shumëkush. Shiko kaosin që kemi shkaktuar në Kosovë. Unë mendoj që ne mund të themi se kemi humbur vetëm disa njerëz. Padyshim se ne ishim 10 mijë metra larg me aeroplanë prej ku po hidhnim bomba. Por shiko çfarë i bëmë atij vendi, atyre njerëzve; sa shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar. Ne do të duhej të shkonim atje me trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion por më pak. Nuk do të ishte situata kaq kaotike sa është tash. Njerëzit u përzunë nga tokat e tyre, nga territoret e tyre, çdokush po ikën kah po mundet dhe askush nuk po e di se çfarë po ndodh. Janë me mijëra të vrarë”.
Ndryshe, serbët përmes një interviste të rrejshme, muajin e kaluar kishin thënë se Trump u ka kërkuar falje serbëve për ndërhyrjen ushtarake të vitit 99. Ai normalisht e mohoi intervistën. E vërteta është se paska mbrojtur qëndrimin më radikal të ndërhyrjes në Kosovë.