Site icon PrishtinaPress

Femra, pistoleta, tradhti – të gjitha sekretet e presidentëve amerikanë

Historia e SHBA-së na ka mësuar se të gjithë ata ishin njerëz si gjithë të tjerët që në kohë të ndryshme, fati, ambicja por edhe rrethanat i bënë të futeshin në histori.
Dhe këtu nuk bën përjashtim nga e gjithë parada e 45 presidentëve as Donald Trump.
Këto janë disa nga veset dhe sekretet e presidentëve të SHBA-ve:

Kur George Washington mori detyrën kishte 400 skllevër.
Kishte raste që Thomas Jefferson bënte takime në zyrë i veshur me pizhama.
I cilësuar si babai i Kushtetutës, James Medison ishte i gjatë 1.65 metra.
Teksa zihej me sekretarin e Thesarit, James Monroe e ndoqi atë me vrap nëpër korridoret deri jashtë Shtëpisë së Bardhë për ta qëlluar.

Andrew Jakcson kishte bërë 100 duele me pistoletë përpara se të zgjidhej shef i Shtëpisë së Bardhë.
Johan Tyler kishte 15 fëmijë.
Gruaja e Zachary Taylor lutej në kishë që burri i saj të mos fitonte garën për president.
Abraham Lincoln urdhëroi varjen në mes të qytetit të 307 personave.
Andrew Johnson ishte me profesion rrobaqepës.
Rutherford Hayes ndaloi përdorimin e alkoolit në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë presidencës së Frenkil Roosevelt pati më shumë tradhti bashkëshortore se asnjëherë tjetër në historinë e presidencës.
Hurry s.S Truman drejtonte vetë avionin privat dhe ulej në pistën e Shtëpisë së Bardhë duke krijuar shpesh situate alarmuese për siguinë.
Dwight Eisenhour-in nuk guxonte njeri ta ndërpriste teksa luante golf në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë edhe kur kishte një situatë gati për luftë.
John Kennedy ishte i pari marinar që u bë president dhe jahti i tij ishte më shumë vajza se sa marinarë.
Lindon Johnson drejtonte makinën me 150 kilometra në orë ndërsa pinte wiski.
Richard Nixson e fali Elvis Priesly-n që u fut më pistoletë në brez në zyrën e tij.
Gerard Ford dilte natën në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë për të shëtitur qenin.
Jimmy Carter është i vetmi president që ka deklaruar se ka parë një UFO.
Ronald Reagan ishte aktor dhe showman përpara se të bëhej shef i Shtëpisë së Bardhë.
Jeta private e Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë u bë spektakël publik për amerikanët.

Exit mobile version