Site icon PrishtinaPress

Këta janë anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të PDK-së (Foto)

Pas përfundimit të Konventës së PDK-së, pas përfundimit të numërimit të votave, në përputhje me Statutin e PDK-së dhe Rregulloren e Punës së Konventës dhe procedurave të numërimit, është tabuluar rezultati për kandidatët e zgjedhur të Këshillit Drejtues.

Lista e Këshillit Drejtues, është në përputhje me nenin 13.5, të Rregullores së Zgjedhjeve, ku thuhet se në secilën degë ku PDK-ja ka marrë në zgjedhjet e fundit lokale mbi 500 vota, do të ketë së paku një anëtar në Këshillin Drejtues (më të votuarin). Maksimumi i anëtarëve të zgjedhur nga një degë në Këshillin Drejtues, nuk mund të jenë më shumë se 20% e delegatëve që kishte dega në konventë (më të votuarit).

Në nenin 15.7, thuhet që në Këshillin Drejtues, duhet të jenë zgjedhur minimum 30 % nga të dy gjinitë. Pra, janë përdorur tri kuota: a) kuota gjinore 30 %; b) kuota e degëve, degët ku PDK-ja ka mbi 500 vota të kenë një anëtar; dhe c) Maksimumi i anëtarëve të zgjedhur nga një degë në Këshillin Drejtues nuk mund të jenë më shumë se 20% e delegatëve që ka dega në konventë.

Në secilin shtet ku PDK-ja ka përfaqësim me degë jashtë vendi, përfaqësohet me nga një anëtar, nga ai shtet për Këshillin Drejtues.

Bashkangjitur keni listën e 151 anëtarëve të Këshillit Drejtues:

Exit mobile version