Site icon PrishtinaPress

Bastisen disa “Call Center” në Prishtinë e Ferizaj, prokuroria jep detaje

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Gjermane të Landit Saarland kanë kryer bastisje në disa “Call Center” në Ferizaj e Prishtinë.

Prokuroria e Landit Saarland të Gjermanisë ka filluar hetimet në drejtim të veprës penale “Mashtrim” të Kodit Penal gjerman dhe aksioni është duke u zhvilluar edhe në vende të tjera të Evropës.

Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se nëse zbulohen faktet konkrete do të fillojë hetimet ndaj pronarëve të këtyre qendrave në territorin e Republikës së Kosovës, në drejtim të veprës penale “Shpërlarje parash”.

Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se në bazë të kërkesës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, Prokuroria Gjermane e Landit Saarland, bashkarisht me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë duke kryer bastisje në disa qendra të quajtura “Call center” në qytetin e Prishtinës dhe të  Ferizajt, me qëllim të zbulimit të fakteve dhe provave për vepra të mundshme penale.

Prokuroria e Landit Saarland të Gjermanisë, ka filluar hetimet në drejtim të veprës penale “Mashtrim” të Kodit Penal gjerman, dhe aksioni është duke u zhvilluar në disa shtete të Evropës, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se nëse zbulohen faktet konkrete do të fillojë hetimet ndaj pronarëve të këtyre qendrave në territorin e Republikës së Kosovës, në drejtim të veprës penale “Shpërlarje parash”.

Për detaje më të hollsishme do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit gjatë ditëve në vijim.

Exit mobile version