Mishi i bardhë i pulës mund të jetë më i shijshëm se pjesa tjetër e mishit të pulës, prandaj shikoni se si duhet ta piqni
Mishi i bardhë shpesh është i thatë dhe për shumicën është zgjedhja më e mirë. Megjithatë, nëse dini se si ta gatuani mishin e pulës, mishi do të mbajë lëngun e vet.
Përgatitni marinadën me të cilën do të lyeni mishin të shijshëm dhe kërcëllues, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– gjysmë filxhani të vogël mjaltë,
– pak ujë,
– një lugë e vogël spec të bluar,
– dy lugë të vogla supe uthull molle,
– një lugë e gjysmë e vogël kripë,
– një lugë e vogël piper të zi.
Përgatitja:
Ngroheni furrën, përzieni përbërësit dhe futni në furrë derisa përbërja të ngrohet, përkatësisht të shfaqen flluskat në sipërfaqe.
Nxirreni nga furra dhe lëreni anash. Mishit qitni kripë dhe piper dhe vendoseni në letër për pjekje.
Lyeni mishin me marinadën e përgatitur. Piqeni mishin rreth gjysmë ore, pastaj sërish lyeni.
Lëreni që të piqet edhe afro dhjetë minuta derisa mishi të piqet deri në fund.
Kur të jetë i gatshëm për shërbim, lyeni edhe njëherë me marinadë para se ta servirni.
Ju bëftë mirë.