Site icon PrishtinaPress

25 vjeçari nga Kosova akuzohet se ka rekrutuar disa persona për ISIS-in dhe Al-Qaedan

Një 25-vjeçar shtetas zviceran po akuzohet nga Prokuroria e Përgjithshme se ka mbështetur organizatat terroriste ISiS dhe Al-Qaeda.

Në komunikatën e lëshuar thuhet se ai ka përhapur dhunë dhe propogandë të të dyja organizatave në rrjetet sociale.

Ai po akuzohet po ashtu edhe për mbledhje të fondeve për këto dy organizata.

Prokuroria e Përgjithshme zvicerane thekson se i akuzuari kishte qenë edhe në zonat e pushtuara nga ISIS në Siri, deri në vitin 2019-të.

Sipas Albinfo.ch, i akuzuari është një 25-vjeçar me prejardhje nga Kosova.

Prokuroria shton se kosovari ishte arrestuar në fund të tetorit të 2019-tës dhe kishte qëndruar në paraburgim deri në korrikun e vitit 2020-të.

Organi i akuzës në Zvicër bazuar në aktakuzën ndaj 25-vjeçarit, se kur u kthye në Zvicër ai i ka shpërndarë idetë e ISIS-it dhe ka bërë tubime të një grupi me ideologji të njëjtë, me qëllim të rekreutimit dhe zgjerimit të rrjetit të tij.

Burri nga Kosova akuzohet po ashtu edhe për mashtrim me sigurim duke i nxjerrë 15 mijë franga apo (mbi 15 mijë euro).

Dhe kjo nuk është e gjitha.

Sipas prokurorisë ai akuzohet se ka mbledhur rreth 9 mijë franga (mbi 9 mijë euro) për të financuar të afërmit e luftëtarëve të rënë në Siri./PrishtinaPress/

Exit mobile version