Site icon PrishtinaPress

Kërkesa e ‘grupit të pakënaqurve të LVV-së’, deklarohet Sekretariati i Kuvendit!

Një grup i të pakënaqurve të Lëvizjes Vetëvendosjes që kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre brenda kësaj Lëvizje pritet që ditëve në vijim t’ia dorëzojnë Kuvendit kërkesën për krijimin e Grupit Parlametar të ri. Mirëpo një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar.

Kështu të paktën është shprehur Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Ai në një prononcim të shkurtër për “Indeksonline” është deklaruar lidhur me këtë çështje.

“Deri në këtë kohë, jo”, është shprehur ai.

Ndryshe, disa nga deputetët që përbëjnë  grupin e deputetëve të pa kënaqur të VV-së janë: Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Shqipe Pantina, Frashër Krasniqi dhe së fundi Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

Ndërkohë, besohet se së shpejti një grup i përbërë prej 13 anëtarëve do ta dorëzojnë kërkesën e tyre për krijimin e Grupit Parlamentar në Kuvend.

Exit mobile version